RRETH KUPTIMIT
Është dikush që mund tju mbushe çdo ditë me kuptim.
Ai është gjithmonë afër.
HAPAT PËR PAQE ME ZOTIN
1.Plani i Zotit-Paqe dhe jetë
Zoti ju do dhe ka dëshirë që të përjetoni paqen dhe jetë e Tij.
BIBLA thotë:"Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme." (Gjoni 3:16).
2. Problemi jonë-Ndarja
Të kesh paqe me Zotin nuk është automatike, sepse nga natyra jeni të ndarë nga Zoti.
BIBLA thotë: " sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë," (Romakëve 3:23).
3. Shpengimi i Zotit- Kryqi
Dashuria e Zotit është një urë mbi humnerën e ndarjes midis teje dhe Zotit. Kur Jezus Krishti vdiq në kryq dhe u ringjall nga të vdekurit, Ai pagoi ndëshkimin për mëkatet tuaja.
BIBLA thotë:" Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne..." (1 Pjetrit 2:24)
4.Përgjigja jonë- Prano Krishtin
Kaloni urën dhe shkoni në familjen e Zotit kur pranoni Krishtin nëpërmjet një fteseje personale.
BIBLA thotë:"por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij," ( Gjoni 1:12).
Të pranosh Krishtin duhet të keni parasysh 4 gjëra:
1. PRANO nevojën shpirtërore." Jam një mëkatar."
2. PENDOHU dhe kthehu nga mënyra mëkatare e jetës.
3. BESO që Jezus Krishti vdiq për ty në kryq.
4. PRANO, përmes lutjes, Jezus Krishtin në zemrën dhe jetën tënde.
KRISHTI tha, "Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua." (Zbulesa 3:20). BIBLA thotë, "Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet". (Romakëve 10:13).
A DONI TË LUTENI
I dashur Zot, e di që jam një mëkatar.
Dua që të kthehem nga mënyra mëkatarë e të jetuarit, dhe kërkoj të më falësh.
Unë besoj që Jezus Krishti është Birin yt. Besoj që Ai vdiq për mëkatet e mia dhe që e ringjalle.
Dua që Jezusi të vijë në zemrën time dhe të drejtojë jetën time.
Dua që ti besoj Jezusit si Shpëtimtarin tim dhe ta ndjek Atë si Zotin nga kjo ditë dhe me tej.
Në emrin e Jezusit , Amen!