top of page

RRETH SHPREHJES

Një është që mund të mbush çdo ditë tënde me kuptim.

Ai është gjithmonë aty.

NA SHKRUANI

Mesazhi u dergua!

HAPAT PËR PASUR PAQE ME PERËNDINË

1.Plani i Perëndisë-Paqe dhe jetë

Perendia ju do dhe ka dëshirë që ju të përjetoni paqen e tij dhe jetë.

 

BIBLA thotë:"Sepse Perëndia e deshi aq botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që, kushdo që beson në të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme." (Gjoni 3:16).

2. Problemi jonë-Ndarja

Të kesh paqe me Perëndin nuk është automatike, sepse nga natyra ju jeni të ndarë nga Perëndia.

 

BIBLA thotë: " sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë," (Romakëve 3:23).

3. Shpengimi i Zotit- Kryqi

Dashuria e Perëndisë është një urë mbi humnerën e ndarjes midis teje dhe Perëndisë. Kur Jezus Krishti vdiq në kryq dhe u ringjall nga të vdekurit, Ai pagoi ndëshkimin për mëkatet tuaja.

 

BIBLA thotë:" Ai vet i barti mëkatet tona në trupin e tij mbi drurin e kryqit që ne..." (1 Pjetrit 2:24)

IMG_2663.JPG

4.Përgjigja jonë- Prano Krishtin

Kaloni urën dhe shkoni në familjen e Perëndisë kur pranoni Krishtin nëpërmjet një fteseje personale.

 

BIBLA thotë:"por të gjithë atyre që e pranuan, ai u dha pushtetin të bëhen bij të Perëndisë, atyre që besojnë në emrin e tij," ( Gjoni 1:12).

Të pranosh Krishtin duhet të keni parasysh 4 gjëra:

1. PRANO nevojën shpirtërore."Unë jam një mëkatar."

2. PENDOHU dhe largohu nga jeta mëkatare.

3. BESO që Jezus Krishti vdiq për ty në kryq.

4. PRANO, përmes lutjes, Jezus Krishtin në zemrën dhe jetën tënde.

 

KRISHTI tha, "Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai dhe do të ha darkë me të dhe ai me mua." (Zbulesa 3:20). BIBLA thotë, "Kushdo që do ta thërrasë emrin e Zotit do të shpëtohet". (Romakëve 10:13).

Image by Marcos Paulo Prado

Si të lutesh:

I dashur Zot, e di që jam një mëkatar.

 

Dua që të largohemnga jeta ime mëkatare, dhe të kërkoj për faljen Tënde.

 

Unë besoj që Jezus Krishti është Birin yt. Besoj që Ai vdiq për mëkatet e mia dhe që e ringjalle.

 

Unë dua që Jezusi të vijë në zemrën time dhe të marrë kontroll mbi jetën time.

 

Unë dua që ti besoj Jezusit si Shpëtimtarin im dhe ta ndjek Atë si Zotin nga kjo ditë dhe në ditët në vazhdim.

 

Në emrin e Jezusit , Amen!

  • White Vkontakte Icon

© 2035 Ваша компания. Сайт создан на Wix.com

bottom of page